Lajme

Shtyrja e zgjedhjeve në Veri, vjen reagimi nga Presidenca

Presidenca e Kosovës.
Presidenca e Kosovës.

Sot gjatë ditës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier ka deklaruar se nuk ka kushte për tu mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.

Lidhur me këtë,  Këshilltari për media nga Presidenca, Bekim Kupina, në një prononcim për Shqip.com ka folur në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”, ka thënë Kupina.

Më tutje Kupina ka thënë se Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin.

/Shqip.com