Lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj.

Edhe vetë Tahiri nuk ka qënë në Elbasan. Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qënë vetë Tahiri që ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës ku Tahiri vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Ai u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa. Çështja është rekursuar nga SPAK në Gjykatën e Lartë.

/Shqip.com