Ekonomi

Shtyhet sërish afati për aplikim për subvencione në bujqësi

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar fermerët se e ka shtyrë sërish afatin për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MBPZHR-ja ka bërë me dije se afati është zgjatur për shtatë ditë.

Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com