Kulturë

Shtyhet për vjeshtë vizita e shkrimtarit turk, Orhan Pamuk

Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk
Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se vizita e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk, është shtyrë për në vjeshtë.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se shtyrja e vizitës ka ndodhur për shkaqe të tij personale.

Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

/Shqip.com