Ekonomi

Shtyhet nisja e korrje-shirjeve

Zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e drejtorive Komunale për Bujqësi dhe atyre të Shoqatës së Mullistëve kanë rënë dakord që të mos fillohet me korrje-shirjet para pjekjes se plotë të grurit.

Ministria ka njoftuar se krahas kësaj edhe drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek Komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2023, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në komunat e tyre.

“Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2023 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve)”.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71,008.20 hektarë.

/Shqip.com