Sport Shqiptar

Shtyhet ndeshje e Ballkanit me Malishevën

Kampioni aktual, Ballkani nuk do ta filloj mbrojtjen e titullit të dielën.

Për shkak të garave evropiane kampionët aktual, nuk do të luajnë kundër Malishevës më 14 gusht.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00  ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet  për një datë tjetër. Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane”, thuhet në njoftimin e FFK-s.

Pas fitores në “Fadil Vokrri”, Ballkani do të përballet me Klaksvikin të enjten.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3:2, në të mirë të skuadrës nga Suhareka./Shqip.com