Sport Shqiptar

Shtyhet ndeshja ndërmjet Prishtinës e Trepçës 89

Klubi i kryeqyteti FC Prishtina ka njoftuar se përballja kundër Trepçës 89 është shtyrë.

Sipas klubit kjo ka ndodhur për shkak të ë gjendjes jo adekuate të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave. Kjo ndeshje ishte paraprë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën. Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës. Se kur do të caktohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një mosmarrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK paralajmëroi Prishtinën se ndeshjet e muajit tetor duhet t’i zhvillojë në një stadium tjetër, por një gjë e tillë nuk u aprovua nga Prishtina, të cilët kanë insistuar se do të luajnë në “Fadil Vokrri”./Shqip.com