Sport Ndërkombëtar

Shtyhet ndeshja ndërmjet Koln dhe Nice, për shkak të dhunues ndërmjet tifozëve

FC Köln ka njoftuar se fillimi i ndeshjes së Grupit D të Konferencës së Evropës të enjten në mbrëmje me OGC Nice është shtyrë për shkak të përplasjeve të dhunshme mes tifozëve brenda stadiumit Allianz Riviera.

Pamjet nga brenda dhe rreth stadiumit treguan tifozët duke u përplasur dhe flakët që hidheshin në fushë para fillimit të ndeshjes.

Media franceze, RMC Sport që raportoi se një mbështetës i Kölnit u plagos rëndë pasi u rrëzua nga një tribunë.

Ndeshja ishte planifikuar të fillonte në orën 18:45 me kohën lokale, por një deklaratë nga llogaria zyrtare e Köln në Twitter konfirmoi se fillimi është shtyrë.

Aktualisht është e paqartë nëse ndeshja do të zhvillohet më vonë të enjten, apo nëse do të shtyhet për një datë të mëvonshme./Shqip.com