Lajme

Shtyhet interpelanca ndaj Hekuran Muratit, Kuvendi mblidhet të enjten

Kuvendi i Kosovës

Sot gjatë ditës është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë kanë vendosur që seanca e radhës të zhvillohet ditën e enjte.

“Seanca e të enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.

Më pas seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme.

“Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar” thuhet në njoftim.

E pas mbledhjes së kryesisë, anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur edhe njëherë për grevën në procesin mësimore dhe ka kërkuar që Ligji i Pagave të hyjë në fuqi që nga janari i viti të ardhshëm.

“Ne kem pas edhe një seancë dhe debat parlamentar për këtë çështje dhe që qëndrimi jonë është që të gjendet një zgjidhje e përkohshme, të ketë dhe që nga janari të jetë ligji i pagave i implementuar. E jona është që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të ndërpritet kjo grevë”, tha Hoxhaj.

E kësaj greve ka vendosur t’i jap fund shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Që nga 27 shtatori, kjo shkollë do të mbajë mësim me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta.

Sipas njoftimit, ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 07:30 deri 11:20 dhe ndërrimi i dytë fillon mësimin në ora 12:00 deri në ora 15:00.

Theksojmë se greva ka nisur më 25 gusht. Deri tani BSPK-ja dhe SBASHK-u kanë mbajtur disa takime me kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mirëpo nuk kanë gjetur zgjidhje për ndërprerjen e grevës