Sport Ndërkombëtar

Shtyhet festa e titullit, Napoli barazon me Salernitanën

Napolit ka barazuar në shtëpi ndaj Salernitanas me rezultatin 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Olivera, një gol që kishte “aromën” e titullit kampion.

Por, në minutën e 84’të shifrat i barazoi Dia, duke ia shtyer festën për titull skuadrës së Luciano Spallettit.

Napoli me këtë barazim shkon në kuptën e 79 pikëve, kurse Salernitana në pozitën e 14-të me 34 pikë.

Javën tjetër, skuadrës së Napolit i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion i këtij sezoni në Serie A.

/Shqip.com