Sport Shqiptar

Shtyhet derbi ndërmjet Llapit dhe Ballkanit

KF Llapi

Është shtyrë derbi ndërmjet KF Llapit dhe FC Ballkanit – i paraparë të zhvillohej të mërkurën, me fillim nga ora 15:00.

Arsyeja pse ëshët marrë ky vendim – është për shkak se skuadra nga Suhareka me 15 shtator do të luaj në Pragë, në udhëtim te Slavia Pragë – në kuadër të Europa Conference League.

Sa i përket formës – kampioni i Kosovës ka arkëtuar nëntë pikë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e tretë.

Teksa – Llapi nuk po kalon aspak momente të mira – sepse renditet në pozitën e nëntë – me vetëm pesë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina – ka regjstruar vetëm një fitore – krahas dy barazimeve dhe tri humbjeve.

Në pozitën e fundit gjendet Dukagjini – me dy pikë, teksa Lider është Gjilani me 14-të pikë./Shqip.com