Lajme

Shtrihet në spital presidenti i Brazilit, kishte lemzë të vazhdueshme

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro,

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dërguar në spital për analiza, pasi kishte lemzë të vazhdueshme, transmeton SHQIP.

Nga zyra e tij kanë thënë që ai pritet të qëndrojë nën vëzhgim për 24 deri në 48 orë, por jo të jetë me patjetër në spital, raporton ‘BBC’.

Në një deklaratë të stafit të tij thuhet se ai “ndihej mirë dhe se ishte duke u bërë më mirë”.

Braziliani edhe më herët kishte shqetësime me shëndetin ai në vitin 2018 gjatë një fushate elektorale ishte therur me thikë në zorrë. Ai ishte plagosur shumë dhe kishte humbur 40 përqind të gjakut të tij.

Bolsonaro i ka kryer disa operacione që nga goditja me thikë. Ekspertët mjekësorë thonë se lemza mund të ketë lidhje me acarimin e ezofagut pas operacionit të barkut.

Raportet e mediave të atjeshme janë se ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga dhimbjet e barkut.

Në Brazil për muaj të tërë ka protesta kundër qeverisjes së Bolsonaros sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19 si dhe vaksinave kundër këtij virusi./SHQIP.