Lajme Botë

Shtrihet në spital kryeministri i Luksemburgut pasi infektimit me COVID-19

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel është shtrirë në spital, një javë pasi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, transmeton SHQIP.

Sipas një deklarate qeveritare, Bettel u vendos në spital për 24 orë nën vëzhgim, dhe po i nënshtrohej testeve të mëtejshme.

“Bettel do të testohet dhe do të jetë nën mbikëqyrje të stafit shëndetësor 24 orë” thuhet në një deklaratë të qeverisë raporton ‘Euro News’.

Bettel rezultoi pozitiv më 27 qershor dhe kishte simptoma të lehta si ethe, dhimbje koke, derisa ishte në izolim për 10 ditë.

48 vjeçari doli pozitiv në testet për Coronavirus dy ditë pasi mori pjesë në një samit të Këshillit Evropian me liderë të tjerë të BE në Bruksel

Sic raporton kjo media, Xavier Bettel  ka marrë një injeksion të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj.

Luksemburgu, një vend me 630,000 banorë ka regjistruar gjithsej 71 mijë e 31 raste me  COVID-19 dhe 818 vdekje që nga fillimi i pandemisë./SHQIP.com