Lajme

Shtrenjtimi i rrymës, Halimi: Qytetarëve po u rëndohet gjendja

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se ekonomia familjare e qytetarëve po rëndohet çdo ditë, duke përmendur shtrenjtimin e produkteve bazë, rritjes së tatimit në pronë, humbjet e Trustit dhe vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 përqind.

Halimi ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, që sipas saj po mashtron qytetarët “me fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare”.

“E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji. Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë”, ka shkruar Halimi në Facebook.

/Shqip.com