Sport Ndërkombëtar

Shtohet edhe një fakt që Messi po kthehet në Barcelonë

Rikthimi i Lionel Messit te Barcelona është tema më e përfolur në botën e futbollit gjatë javëve të fundit.

Vetë argjentinasi ka ndezur thashethemet për një rikthim në Barcelonë pasi u pa me Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Yllit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në verë dhe mund të ndryshojë sërish ambient. Duket se ai ende ruan miqësinë me dy yjet e katalonasve, Busquets dhe Alba, derisa ka darkuar me dyshen në qytet.

Messi ishte parë më parë në kryeqytetin e Katalunisë në shkurt, duke i shtuar spekulimet se ai mund t’i bashkohej Barçës.

Drejtuesit e Barcelonës kanë deklaruar publikisht interesimin e tyre për legjendën e klubit, megjithëse financat mund të rezultojnë të jenë pengesë.

/Shqip.com