Sport Ndërkombëtar

Shtohen emra të rinj që shihen si pasardhës të Ancelottit

Carlo Ancelotti përmendet shpesh si përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Brazilit, ndërkohë që tifozët e Real Madridit po e shohin Barcelonën duke ecur drejt titullit të La Ligas dhe sigurisht që ky është presion për trajnerin italian.

Ai fitoi dy trofe sezonin e kaluar, Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, por në këtë sezon nuk po i ecën asgjë.

Ancelotti ka pohuar se dëshiron të qëndrojë në Madrid, së fundmi duke hedhur poshtë raportet se ai kishte qenë në bisedime me Brazilin.

Megjithatë, vetëm tre ditë para finales së Kupës së Mbretit kundër Osasuna, më shumë thashetheme janë shfaqur për zëvendësuesit e mundshëm të italianit.

Jose Mourinho

Sipas Manu Sainz nga mediumi Diario AS, Real Madridi pritet të kthehet tek njohjet e vjetra si Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Raul Gonzalez, duke i lidhur me këtë pozicion.

Menaxheri i Real Madrid Castilla, Raul u vu re gjithashtu si një pasardhës i mundshëm nga Cadena SER, me këtë medium që shton edhe emrat e Alvaro Arbeloa, Mauricio Pochettino dhe Xabi Alonso.

Gazetari Anton Mean gjithashtu vuri në dukje se ai mendonte se ka një shans të madh që Ancelotti të largohet në verë.

/Shqip.com