Sport Ndërkombëtar

Shteti i Moldavisë kthen mbrapsht tifozët serb për ndeshjen e Ligës së Konferencës, akuzohen për grusht shteti

FOTO: FC Sheriff
FOTO: FC Sheriff

Ndeshja mes Sherifit të Tiraspolit dhe Partizanit të Beogradit do të luhet me dyer të mbyllura.

Vendimi është marrë së fundmi nga Federata Moldave e Futbollit nisur nga ngjarja që ndodhi me tifozët serb.

Ndeshja u zhvendos nga Tiraspoli në Kishinau për arsye sigurie, ndërsa tifozeria serbe nuk u lejua të hynte në shtetin moldav.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, ngriti pretendime se serbët po organizonin një grusht shteti me mbështetje të Rusisë.

Për këtë arsye tifozët e Partizanit të Beogradit u kthyen mbrapsht për në vendin e tyre, pa pasur mundësinë të mbështesnin skuadrën për këtë përballje të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Më pas, Federata e Futbollit e Moldavisë mori vendimin që përballja të luhet me stadium të boshatisur, duke mos lejuar as tifozët e Sherifit të Tiraspolit të jenë të pranishëm në tribuna.

/Shqip.com