Ekonomi

Shteti i Amerikës Latine me ekonomi e demokraci stabile

Montevideo, Kryeqyteti i Uruguait

Orientimi kah eksporti ka bërë që shteti i Amerikës Latine Uruguai, të ketë një standard të lartë jetësor.

Varfëria ekstreme aty nuk e kalon një për qind, ndërsa GDP e vendit me 3.5 milionë banorë kalon 55 miliardë.

Mbi 60 për qind e popullsisë është klasë e mesme.

11 miliardë euro eksporton çdo vit, ndërsa partnerët kryesor tregtar i ka shtetet si Kina, Brazili, SHBA-të e Argjentinën.

Industria, bujqësia e shërbimet përbëjnë forcën ekonomike të këtij shteti.

Vendi që kufizohet me Brazilin, Argjentinën e Paraguain – po ashtu ka dalje në Oqeanin Atlantik.

Standardi jetësor në këtë vend është i dyti në Amerikën Latine, pas Kilit

Uruguai po ashtu ka një demokraci stabile, bazuar në indeksin për demokraci që llogaritet të jetë në mesin e 20 shteteve që zbaton më së shumti liritë e njeriut. /Shqip.com