Lajme Botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin sanksionet e para ndaj separatistëve rusë në Ukrainë

Agjencia e njohur e lajmeve (AFP News Agency) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksionet e para ndaj regjioneve Donetzk dhe Luhansk të cilat janë njohur si shtete të pavarura nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e këtyre sanksioneve.

Ndërkaq nuk kanë munguar edhe reagimet e liderëve botërorë.  Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka akuzuar Rusinë se ka shkelur sovranitetin e Ukrainës me këtë vendim. “Shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës dhe refuzim i procesit të Minskut dhe refuzim i marrëveshjeve” ka thënë ai.