Lajme

Shtetasi serbë tenton të korruptojë zyrtarin e qendrës rajonale të pensioneve

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një shtetas serbë i moshës 82 vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ka tentuar që të korruptojë një zyrtar të qendrës rajonale të administratës së pensioneve në Prizren.

I Dyshuari ishte paraqitur në Qendrën Rajonale për të dëshmuar që është gjallë, ai dhe bashkëshortja e tij. Mirëpo në momentin që është larguar është rikthyer përsëri dhe ka lënë një pako me një shumë të caktuar të hollave.

“I dyshuari pasi që ishte larguar, ishte kthyer përsëri në sportel dhe kishte lënë një pliko (zarf) me 50 euro dhe pa folur fare ishte larguar nga objekti, një qytetar i cili e ka vërejte veprimin kishte lajmëruar policinë”

Po ashtu është bërë e ditur se, i dyshuari dhe personi zyrtar janë shoqëruar në polici, konkretisht në zyrën e Njësisë  Rajonale për  Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Për rastin është njoftuar prokurori i kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti të  hetohet në procedure të rregullt.

/Shqip.com