Ekonomi

Shterohet buxheti, Ministria e Ekonomisë ndërpret subvencionimin e energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët e Kosovës.

Si arsye në njoftim përmendet shterimi i buxhetit të paraparë për këtë thirrje.

“Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria ka njoftuar se kalkulimi është bërë duke u bazuar në çmimin maksimal të lejuar.

“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thotë Ministria e Ekonomisë.

Ndërsa në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992

Pompë Termike 1313 aplikues,

Inverter 2656 aplikues,

Kalda me Biomasë 816 aplikues,

Stufa me biomasë 1207 aplikues

I rëndësishëm është fakti se shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro./SHQIP.com

/Shqip.com