Rozë

“Shtëpia ime është plaçkitë”, Paqarada tregon pse u largua nga BBVK

Opinonistja e Big Brother VIP Albania, Afërdita Paqarada ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e spektaklit.

Gjatë natës së Prime ajo ka treguar se është larguar për arsye personale.

Mirëpo, në emisionin Big Talk Kosova, ajo ka treguar një rast me të cilin është përballur gjatë kohës që ishte ne Prime.

Paqarada ka bërë të ditur se banesa e saj gjatë kohës sa ishte në prime ishte plaçkitur.

“Gjatë kohës që kam qenë në Prime, shtëpia ime është plaçkitë, policia po merret me rastin”,  tha Paqarada.

Tutje, ajo nuk ka ndarë detaje të tjera në lidhje me rastin për të mos dëmtuar hetimet.

/Shqip.com