Sport Ndërkombëtar

Shtëpia e Muller u plaçkit gjatë fitores së Bayernit ndaj Barcelonës

Thomas Muller

Shtëpi e Thomas Muller u plaçkit gjatë kohës kur ai ishte duke luajtur në ndeshjen e Champions League.

Sipas raportimeve 500 mijë dollar u grabitën nga shtëpia e yllit gjerman.

Vila e sulmuesit në qytetin e vogël Wettlkam në komunën e Otterfing, në jug të Mynihut, u thye të martën në mbrëmje rreth orës 22:00.

Siç raporton  gazeta gjermane BILD , policia ka konfirmuar  se janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë, ndërsa Muller po ndihmonte Bayernin të fitonte 2-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

I njëjti raport sugjeron se ende nuk ka asnjë gjurmë të hajdutëve dhe hetimet vazhdojnë.

Bayerni mposhti Barcelonën me rezultat 2:0, në një ndeshje që pa katalanasit të humbnin raste të shumta./Shqip.com