Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë kritikon thirrjen e Trump për ‘përfundimin’ e kushtetutës

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka dënuar Donald Trump pasi ish-presidenti bëri thirrje për “përfundimin” e Kushtetutës së SHBA.

Trump e bëri thirrjen në një postim të shtunën në platformën e mediave sociale Truth Social, të cilën ai e zotëron, teksa përsëriti pretendimin e rremë se ai fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates tha se Kushtetuta e SHBA është një “dokument i shenjtë” që bashkon popullin amerikan.

“Sulmimi i Kushtetutës dhe gjithçka që ajo përfaqëson është një mallkim për shpirtin e kombit tonë dhe duhet të dënohet botërisht”, tha Bates në një deklaratë, raporton aljazeera.

Trump, i cili njoftoi muajin e kaluar se do të kandidojë sërish për president, tha se humbja e tij në zgjedhje kërkonte lëvizje drastike.

/Shqip.com