Shtatë të vdekur nga zjarret masive në Turqi
Numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të zjarreve masive pyjore në jug të Turqisë është rritur në shtatë, njoftoi të dielën ministri i shëndetësisë, transmeton Shqip.com.
Fahrettin Koca tha në Twitter se numri i përgjithshëm i vdekjeve në rrethin Manavgat të Antalisë arriti në shtatë me shtimin e dy vdekjeve të tjera.
Ai tha se 497 nga 507 personat e prekur nga zjarri në Manavgat janë liruar nga spitalet.
Në mënyrë të ngjashme, shtoi ai, 186 nga 203 personat e goditur nga zjarret në zonat Marmaris dhe Bodrum të Muglës kanë përfunduar trajtimin e tyre, shkruan Anadolu.
Autoritetet turke vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret në pyje si nga operacionet ajrore ashtu edhe nga ato tokësore. Zjarrfikësit – përfshirë një grup prej 100 zjarrfikësish azerbajxhanas – së bashku me vendasit, janë në punë.
Gjithsej 13 avionë, nëntë dronë, 45 helikopterë, një helikopter pa pilot, 708 cisterna uji dhe spërkatës uji, 120 makina ndërtimi janë përdorur në përpjekje, tha Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli, duke shtuar se rreth 4,800 personel janë aktivë në Rajon.
Duke ndarë shifrat e fundit në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se gjithsej 112 zjarre kanë shpërthyer që nga e Mërkura, dhe 111 prej tyre janë kontrolluar./SHQIP.com