Lajme Botë

Shtatë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Virxhinia

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë zjrri në supermarketin Walmart në Chesapeake, Virxhinia.

Policia e Virxhinias ka thënë në se në mesin e të vdekurve është edhe vetë autori i ngjarjes.

Burri që besohet se ishte administrator i dyqanit i cili vrau gjashtë persona përpara se ta vriste edhe vetën e tij.

Sipas Policisë, pesë të tjerë janë plagosur dhe tashmë janë duke u trajtuar në një spital lokal, raporton BBC.

Kryetari i bashkisë së qytetit Rick West, thotë se ai është “i shkatërruar nga akti i pakuptimtë i dhunës”, ndërsa një senator shtetëror thotë se kjo ngjarje është absolutishtë zemërthyese

/Shqip.com