Lajme

Shtatë të vdekur dhe 251 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri.

Shtatë pacientë kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në Shqipëri.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 251 raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë shëruar një mijë 246 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Ilustrim.

Ndërsa, 12 mijë e 606 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin./Shqip.com