Lajme

Shtatë të lënduar nga aksidenti i trafikut në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Ilustrim.

Shtatë person ajanë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili tha se në aksident janë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Burovci.

Tutje, ai tha se personat e lënduar kanë marrur trajtimin e nevojshëm mjekësor./Shqip.com