Sport Ndërkombëtar

Shtatë sulmuesit që shihen si opsion për ta zëvendësuar Benzeman

Karim Benzema

Real Madridi po mendon për forcimin e sulmit në sezonin e ardhshëm. Këtu janë lojtarët që mund të konkurrojnë me Karim Benzema në Madrid.

Erling Haaland (Manchester City) – Sulmuesi norvegjez ka kohë që është nën vëzhgim nga Real Madrid. Statistikat e Haalandit i kanë zili të gjitha klubet e futbollit.

Kylian Mbappe (PSG) – Vitin e kaluar ai ishte më afër se kurrë me Real Madridin, por këtë verë do të ketë sërish zëra për një ndryshim të mundshëm të klubit. Në Madrid, ai tashmë është falur.

Harry Kane (Tottenham) – Një tjetër emër që është lidhur prej kohësh me “Bernabeu”. Momenti i keq që po kalon Tottenham dhe mosha e sulmuesit mund të rrëzojë peshoren në favor të klubit mbretëror këtë verë.

Richarilison (Tottenham) – Shoku i skuadrës së Harry Kane që shënoi në Kupën e fundit të Botës mund të jetë një opsion me kosto të ulët për Real Madridin.

Goncalo Ramos (Benfica) – Sulmuesi i ri i Benfica-s ishte një nga sensacionet e Kupës së Botës. Ai vazhdon të shkëlqejë në Portugali dhe klubi i tij vazhdon të ëndërrojë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Dusan Vlahovic (Juventus) – Vlahovic vazhdon të tregojë te Juventusi vlerat e tij. Ai do të ishte një opsion i mirë për Madridin.

Alvaro Rodriguez (Castilla) – Zgjidhja e problemit mund të gjendet në shtëpi. Pas disa ndeshjesh me ekipin e parë, një gol dhe një asistim, uruguaiani është një opsion solid për Carlo Ancelottin dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë nga sezoni i ardhshëm.

/Shqip.com