Lajme

Shtatë raste të dhunës në familje

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e raportuara vijën nga Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosovë, Prizren, Dragash, Suharekë dhe Rahovec.

Në Prishtinë raportohet se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në qytetin e Podujevës, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Në Fushë-Kosovë, është arrestuar një person për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Në Prizren Është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti është dërguar në mbajte.

Në Dragash në stacionin policor janë shoqëruar një burrë dhe një grua pas një mosmarrëveshje në mes vete.

Në Suharekë djali ka ushtruar dhunë ndaj babait ndërsa në Rahovec një grua ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së shkaktuar nga ana e bashkëshortit të saj./Shqip.com