Lajme

Shtatë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe shtatë raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm dy raste pozitive.

Megjithatë, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë vdekje por janë shëruar dy persona të tjerë.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por në këtë periudhë kohore janë dhënë vetëm 15 doza të vaksinës kundër virusit.

/Shqip.com