Kulturë

Shtatë persona dënohen në Paris për vjedhjen e pikturave derisa pronari ishte duke fjetur 

Shtatë persona janë dënuar me burg për vjedhjen e tetë pikturave me vlerë kolektive 2 milionë euro përfshirë dy vepra të piktorit francez Pierre Soulages, nga një apartament në Paris, ndërsa pronari i tyre ishte duke fjetur.

Dënimet variojnë nga gjashtë muaj deri në katër vjet burg, megjithëse personi i dënuar me dënimin më të rëndë për dënimet për grabitje të rëndë dhe shoqërim kriminal është ende në kërkim nga policia, raporton Artnews.

Grabitja kishte ndodhur më 28 korrik të vitit 2020, kur hajdutët kanë hyrë në banesë nga një dritare e hapur. 

Hajdutët kishin mësuar nga  tregtari i një galerie të madhe arti” se apartamenti, i vendosur  në lagjen e pestë të Parisit pranë lumit Seine, një nga më të lashtat në qytet, ishte shtëpia e veprave të Soulages. André Lanskoy , Gerhard Richter , Hans Hartung dhe Jean Fautrier. Studioja e Soulages thuhet se është në të njëjtën ndërtesë.

Grupi u kap para se të arrinin të shisnin pikturat falë pamjeve të kamerave dhe një fotografie të bërë prej tyre nga një dëshmitar. Duke iu dorëzuar presionit të policisë, grupi ktheu gjashtë nga tetë pikturat e vjedhura; dy të fundit janë zbuluar gjatë kontrolleve në pronat e të dyshuarve.

Mes të dënuarve për fshehjen ishte edhe njëri prej avokatëve i cili u dënua me 5 muaj burg me kusht për fshehje, pasi pranoi një prej pikturat si dhuratë.

Të dënuarit që morën pjesë aktive në vjedhje do të duhet të paguajnë së bashku rreth 8,800 euro (8,950 dollarë) për viktimën për “dëmtime materiale dhe morale” dhe 4,500 euro (4,577 dollarë) në shpenzime ligjore.