Sport Shqiptar

Shtatë klube për katër vite – ku mbeti Donis Avdijaj?

Donis Avdijaj

Konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga akademia e Schalke 04.

Madje – klubi gjerman i kishte caktuar klauzolën prej 40 milionë eurosh atij.

Por, karriera e Donis Avdijaj mori një kahje që nuk pritej fare.

Sulmuesi 25 vjeçar – dikur ftohej edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës – ama të gjitha këto kanë mbetur pjesë e të kaluarës.

Avdijaj ka ndërruar shtatë skuadra – në vetëm katër vitet e fundit.

Roda, Willem II, Tabzonspor, Hearts, FC Emmen, Ael dhe tashmë Hertberg – janë skuadrat të cilave ai u ka djersitur fanellat.

Klubi aktual – Hertberg që garon në elitën e futbollit austriak duket që i ka ndihmuar atij të “rilindë”.

Në këtë sezon – ai është paraqitur në 18-të ndeshje, teksa ka shënuar pesë gola.

Donisi ka kontrat të vlefshme me ekipin austriak deri në vitin 2023, ndërsa vlera aktuale e tij sipas “Transfermarkt” konsdierohet 600 mijë euro./Shqip.com