Sport Ndërkombëtar

Shtatë asistime në katër ndeshje, Pogba është rikthyer në elementin e tij

Paul Pogba

Pas shumë kohësh, Paul Pogba është rikthyer në formën e tij optimale.

Mesfushori francez, ka lënë lëndimet prapa shpinës dhe në katër ndeshjet e para në Premierligë ka arritur të regjistrojë shtatë asistime, shkruan Shqip.com.

Shtatëgjati ishte në dyshim se a do të qëndronte apo jo te Manchester Unitedi, por forma e tij e lartë tashmë ka heshtur çdo lajm rreth largimit të tij.

28 vjeçari është duke luajtur këtë sezon në një pozicion më sulmues dhe duket që kjo ka dhënë frytet e veta.

Por, jo vetëm Pogba duket në formë të lartë këtë sezon, pasi Manchester United si ekip po duken tejet të “rrezikshëm” dhe me ardhjen  e Ronaldos ata po konsiderohen si njëra ndër ekipet favorite për të dalë kampione në ishull.

Për shërbimet e tija interesim kanë shprehur PSG-ja dhe mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e francezit./Shqip.com