Lajme

ShSKUK publikon rezultatet e vlerësimit përfundimtar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet e vlerësimit përfundimtar në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

Rezultatet e vlerësimit përfundimtar e nxjerrin Elvir Azizin si kandidat me pikët më të larta të grumbulluara.

Azizi është vlerësuar me 36 pikë në testin me shkrim dhe 38,2 pikë në intervistë.

Ndërsa, dy kandidatët e tjerë janë Zef Ndrejaj dhe Haqif Arifi.

Ky i fundit ka grumbulluar gjithsej 58,9 pikë, ndërsa Ndrejaj 62,7 pikë.

/Shqip.com