Lajme

ShSKUK publikon raportin për gjendjen e pacientëve me COVID-19

Qendra Infektive në QKUK

216 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në Klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, me oksigjeno-terapi janë 149, kurse në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive janë 17 pacientë.

“ShSKUK: Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 75 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 15 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë, Spitali i Prizrenit, 22 pacientë, Spitali i Gjilanit, 20 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjakovës, 22 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 12 pacientë, thuhet në njoftim./Shqip.com