Lajme

SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi 5 vjeçaren

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kërkuar që të merren masa ndaj logopedit nga Gjilani pasi që ky i fundit ka keqtrajtuar një fëmijë të moshës 5 vjeçare me autizëm.

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë  që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse. Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.

Po ashtu në reagimin e SHSKUKS-së thuhet se mungesa e një data baze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avancimeve dhe mungesave eventuale të stafit.

Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj.

Ky reagim vjen pas qarkullullimit të një videoje ku dyshohet se një logoped nga qyteti i Gjilanit ka keqtrajtuar një fëmijë të moshës 5 vjeçare me autizëm.

Gjithashtu, gjatë ditës është raportuar se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë.

/Shqip.com