Lajme

SHSKUK-ja për vdekjen e foshnjës në Spitalin e Prizrenit: Po e trajtojmë me prioritet

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është duke e trajtuar me prioritet rastin e vdekjes së foshnjes në Spitalin e Prizrenit, lidhur me atë nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.

Përmes një postimi në Facebook, njoftuan se janë duke e pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.

“Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete. Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet”, thuhet në njoftim.

Tutje, u tha se pa këto raporte “çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”.

/Shqip.com