Lajme

ShSKUK: 53 pacientë me oksigjeno-terapi, 6 në Mjekim Intensiv nga COVID-19

Ilustrim.

68 pacientë janë duke u trajtuar me Covornavirus në Qendrën Klinik dhe Universitare të Kosovës si edhe në Spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rënë numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

Bazuar në raportin e ShSKUK-së, 53 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 6 pacientë në Mjekim Intensiv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 30 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit,5 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 5 pacientë, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 3 raste të vdekjes dhe janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Në total numri i rasteve aktive është 2.763./Shqip.com