Lajme

Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Markdorf të Gjermanisë.

Dyshohet se një burrë ka vrarë ish-gruan e tij në vendin e saj të punës.

Vrasja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00 në rrugën kryesore. Sipas informacioneve akti ka ndodhur në një treg pazari.

Pas aktit, i dyshuari 47-vjeçar ka hipur në një taksi dhe është larguar.

Mirëpo është bërë e ditur se Policia ka nisur menjëherë kërkimet. Pas kërkimeve zyrtarët e gjetën burrin dhe e arrestuan.

Hetimet për motivin janë ende në vijim, raporton Bild.

/Shqip.com