Lajme

Shqiptari nga Kosova bëhet hero në Norvegji

Arton Tafolli - menaxher i operacioneve në Aimo park Bergen në Norvegji - Foto: Mats Myredal

Një mërgimtar nga Kosova ka marrë vëmendjen e shumë mediave në Norvegji.

Arton Tafolli ka arritur ta shpëtoj një të moshuar, e cila kishte ngecur brenda në makinë, pas aksidentit brenda një parkingu.

Artoni që është menaxher operativ i Aimo Park Bergen, ndodhej në zyrën brenda parkingut, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi përplasja.

Shqiptari Arton Tafolli, menaxher i operacioneve për Aimo park Bergen / Foto: Mats Myredal

“Unë dhe një koleg dolëm jashtë. Nga airbagu dilte tym dhe kisha frikë se mos fillonte të digjej. Fokusi ishte menjëherë në dhënien e ndihmës gruas për të dalë nga vetura.

Ne nuk mundëm ta nxirrnim atë në fillim dhe na u desh ta tërhiqnim makinën e saj mbrapsht me duar për të arritur. Ishte e vështirë, por thjesht duhej ta bënim”, ka thënë Tafolli për median norvegjeze Bergensaviesen.

Pamje nga vendi i vetëaksidentit nga e moshuara në Norvegji

Ndërkohë, policia ka konfiskuar patentshoferin e gruas rreth të 80-ve, ndaj të cilës ekziston dyshimi se ajo mund të ketë përdorur gabim gazin më vend të frenimit.

/Shqip.com