Lajme Ballkan

Nik Gjeloshaj fiton mandatin e dytë në komunën e Tuzit

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinë nga Podgorica, katër vite më parë.

Festa e shqiptarëve

Ndërkohë shqiptarët kanë nisur festën nën ngjyrat kuqezi dhe sigurisht nën tingujt e muzikës shqiptare, raporton TopChanel.

/Shqip.com