Shqiptarët që po shkëlqejnë te Konyaspori

Superliga turke është duke u shndërruar në një “vendtakim” për shumë futbollistë shqiptarë.
Një rast unik është te skuadra e Konyasporit ku në repartin e sulmit luajnë tre shqiptarë, shkruan Shqip.com.
Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endru Cekici janë lojtarët që konsderohen si pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre.
Madje, në fitoren që Konyaspori shënoi sot ndaj Altay me rezultat 3-1, reparti i sulmit ishte 100% shqiptar, pasi të tre të tre futbollistët e lartëcekur ishin titullar.
Cikalleshi në të kaluarën ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares Shqiptare, ndërsa tani ka kohë që e ka humbur vendin e startuesit.
Konyaspori ndodhet në pozitën e dytë, me dhjetë pikë të grumbulluara, pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Edhe Besiktasi që gjendet në vendin e parë ka pikë të njëjta, por qëndrojnë më mirë me golaverazh./Shqip.com