Lajme

“Shqiptarët po përgatisin ferrin”, Bislimi i kundërpërgjigjet ashpër Selakoviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakviq, pasi ky i fundit është shprehur se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”

Nikola Selakviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, raporton B92.

Bislimi përmes një reagimi në Tëitter, ka thënë se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën.

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka thënë Bislimi në Tëitter.

E gjithë kjo përplasje po zhvillohet kur ka ardhur afati i fundit për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që serbët që kanë targa “KM” dhe të tjera t’i kthejnë në RKS, si dhe për dokumentet nga Serbia./Shqip.com