Shqiptarët pa ulëse në Parlamentin e Serbisë rrezikojnë të mos kalojnë pragun zgjedhor

Shqiptarët pa ulëse në Parlamentin e Serbisë rrezikojnë të mos kalojnë pragun zgjedhor
Shqiptarët rrezikojnë të mbesin pa asnjë deputet në Parlamentin e Serbisë në bazë të votave të numëruara. Dalja e ulët e votuesve shqiptar në këto zgjedhje dhe ndarja e shqiptarëve në dy fraksione politike është duke vështirësuar arritjen e pragut zgjedhor.
Deri tani janë numëruar 97. 68 përqind e votave.
Nga numërimi i votave Koalicioni i Shqiptarëve ka 9 mijë e 664 vota kurse Alternativa për Ndryshim i ka 3 mijë e 259 vota.
Arbër Pajaziti, që kryeson partinë Alternative për Ndryshim në Bujanoc deklaron se banorët e Luginës së Preshevës kanë qenë të pakënaqur me subjektet e tyre politike të cilat në këto zgjedhje kanë garuar me dy lista dhe si pasojë ata kanë vendosur për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
Thotë se tani kanë mbetur vetëm 2 përqind e votave të numërohen dhe të ketë një rezultat final.
Thotë se parregullsitë të cilat janë evidentuar në disa vendvotime nuk janë në territoret e banuara me shqiptar dhe si rrjedhojë nuk do të ketë ndryshime në rezultatin final të subjekteve shqiptare.
“Partitë shqiptare për momentin nuk kanë asnjë deputet. Lista rivale të cilës i prin Shaip Kamberi i duhen edhe 300 vota me kalu pragun. Deri tani janë numëruar 98 përqind dhe në bazë të rezultateve nuk kalon asnjë shqiptar. 2 përqindshi është vështirë me ndryshu diçka sepse vendvotimet që janë prish janë prishur në pjesën e Serbisë dhe shqiptarët atje nuk kanë vota”, ka thënë Pajaziti.
Thotë se në Luginën e Preshevës të drejtën e votës kanë 30 mijë banorë mirëpo këtë të drejtë nuk e kanë shfrytëzuar por kanë vendosur për bojkot.
“Ka ndikuar revolta e qytetarëve sepse vetëm 20 përqind e qytetarëve kanë dal me votu në këto zgjedhje. Kjo për shkak se ka ndodhur për herë të parë që janë në dy lista. Këtë herë ka dal të përqarë dhe e kanë paguar faturën. Partitë shqiptare i kanë marr 30 mijë vota në të kaluarën kurse tani 12 mijë vota” ka thënë ai.
Gazeta i ka dërguar edhe Shaip Kamberit i cil synon ulësen në Parlamentin e Serbisë mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje. /Shqip.com