Sport Ndërkombëtar

Shqiptarët me Zvicrën zbarkojnë në Katar, bëhen gati për Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Zvicrës është nisur pasditen e së hënës nga Curihu drejt Katarit, shkruan Shqip.com.

Për Zvicrës tashmë ka filluar edhe zyrtarisht aventura në Katar në kuadër të Kampionatit Botëror që do të nis më 19 nëntor.

Pjesë e ekipit zviceran janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Ardon Jashari që janë futbollistë me prejardhje shqiptare.

Gjërat do të bëhen serioze për Zvicrën më 24 nëntor kur do të zhvillohet ndeshja e parë në grupe e Kupës së Botës kundër Kamerunit.

Zvicra më pas takohet me Serbinë dhe Brazilin.

/Shqip.com