Lajme Ballkan

Shqiptarët e Luginës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi

Pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor.

Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, tha për Radion Evropa e Lirë më 25 korrik se në Bujanoc është mbajtur takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike shqiptare, të cilët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pjesëmarrjeje.

“Gjatë ditës do të publikojmë një deklaratë të përbashkët të partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrim dhe do t’i ftojmë qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për t’u regjistruar”, tha Salihi.

Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Disa ditë më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Për këtë Projektligj kanë votuar 76 deputet, 75 vota kanë qenë pro, një votë ka qenë kundër ndërsa nuk ka pasur abstenime./Shqip.com