Lajme

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook ka bërë publike deklaratën e përfaqësueseve të Luginës së Preshevës.

Sipas Kamberit, të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabartë.

“Të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabart. Rrugëtimi i vendeve të rajonit drejtë BE-së bëhet më i lehtë vetëm nëse pakicat trajtohen në mënyrën e merituar e në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Kamberi.

Deklarata

Më tutje Kamberi ka thënë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë të mbeten pakica e vetme e cila, përtej përpjekjeve politike shumëvjeçare, vazhdon të stagnojë në realizimin e të drejtave të saja.

Dialogu Kosovë -Serbi është mundësia më e mirë që kjo temë të trajtohet, ka thënë më tutje Kamberi.

/Shqip.com