Sport Shqiptar

“Shqiponjat zbarkojnë në ishull për fitore”

Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja Shqiptare ende po ëndrron për një biletë në Katar, ani pse gjasat janë shumë të vogla.

Kuqezinjët do zbarkojnë sonte në “Wembley Stadium” për tu përballur ndaj Anglisë, me fillim nga ora 20:45, shkruan Shqip.com.

Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja, ani pse nuk është favorite në letër do të tentojë që me çdo kusht të rrëmbejë një fitore ndaj “3 luanëve”.

Një lajm i mirë për Shqipërinë në prag të kësaj ndeshje është fakti se Armando Broja ka lënë lëndimin prapa krahëve do jetë i gatshëm të luajë nën urëdhërat e Reja-s.

Southampton loan man Armando Broja secures huge win for Albania
Armando Broja

Ndërsa, një hendikep i madh mbetet mungesa e qendërmbrojtësit të Atalantës, Berat Xhimshiti, i cili është i lënduar.

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, kuqezinjët janë në vendin e tretë të Grupit I, me 15 pikë të grumbulluara, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Anglia është lidere me pesë pikë më shumë. Shqipëria duhet të shpresojë në fitore në ishull dhe në anën tjetër, Polonia duhet të pësoj humbje – në mënyrë që kuqezinjët të ngriten në vendin e dytë.

Të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte:

Italia – Zvicra

Irlanda – Lituania

Moldavia – Skocia

Austria – Izraeli

Danimarka – Ishujt Faroe

Andora – Polonia

Hungaria – San Marino /Shqip.com