Sport Shqiptar

“Shqiponjat” ndahen në paqe në Islandë

Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me barazim edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 2 në Ligën B, të përzgjedhurit e Edoardo Rejas barazuan në udhëtim te Islanda.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Laugardalsvollur” ka përfunduar me rezultatin 1:1.

“Kuqezinjtë” e mbyllen pjesën e parë me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga Taulant Seferit në minutën e 30-të.

Vendasit ia dolën ta barazojnë rezultatin në minutën e 49-të, me golin e shënuar nga Jon Dagur Thorsteinsson.

Shqipëria me një pikë renditet e treta në grup, kurse Islanda e para me dy pikë. Islandezët kanë një ndeshje më shumë.